“Bërllog e keni bërë!”/Koci ka disa fjalë për deputetët që votuan kundër ligjit për martesat mes gjinisë së njëjtë

Aktuale

“Bërllog e keni bërë!”/Koci ka disa fjalë për deputetët që votuan kundër ligjit për martesat mes gjinisë së njëjtë

Nga: A.M Më: 17 mars 2022 Në ora: 09:39
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pasi dështoi miratimi i Kodit të ri Civil, i cili lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

Ai përmes një postimi në Facebook përgëzoi deputetët që votuan pro, ndërsa kritikoi ata që votuan kundër.

“Bravo për deputetët që votuan pro miratimit të Kodit Civil-në një ambient homofob, si është vendi ynë!

E ju të tjerët, bërllog e keni bërë! Jeni rreshtuar me shtetet që nuk i respektojnë të drejtat e njeriut; jeni rreshtuar me vendet që grave iu kanë lejuar vozitjen e veturave, vetëm para disa viteve. Përndryshe, veç po vonohet procesi”, deklaroi Koci, përcjell “Bota sot”.

Posimi i plotë

Bravo për deputetët që votuan pro miratimit të Kodit Civil-në një ambient homofob, si është vendi ynë!

E ju të tjerët, bërllog e keni bërë!

Jeni rreshtuar me shtetet që nuk i respektojnë të drejtat e njeriut; jeni rreshtuar me vendet që grave iu kanë lejuar vozitjen e veturave, vetëm para disa viteve.

Përndryshe, veç po vonohet procesi.

Mos të harrojmë: në fillim nuk i kanë lejuar të votojnë femrat.

Nuk i kanë lejuar të votojnë as njerëzit me ngjyrë.

Deputetët që votuan pro:

Glauk Konjufca (LVV)

Mimoza Kusari-Lila (LVV)

Vasfije Krasniqi (LVV)

Armend Muja (LVV)

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV)

Avni Dehari (LVV)

Artan Abrashi (LVV)

Fitore Pacolli (LVV)

Jahja Koka (LVV)

Haki Abazi (LVV)

Ardian Gola (LVV)

Arbër Rexhaj (LVV)

Dimal Basha (LVV)

Mirsat Shkreta (LVV)

Doarsa Kica-Xhelili (LVV)

Besim Muzaqi (LVV)

Arjeta Fejza (LVV)

Jeta Statovci (LVV)

Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV)

Gani Krasniqi (LVV)

Tinka Kurti (LVV)

Enver Haliti (LVV)

Yllza Hoti (LVV)

Agon Batusha (LVV)

Salih Zyba (LVV)

Venedis Lahu (LVV).

Pro është deklaruar edhe kryeministri i vendit Albin Kurti!

Bravo edhe për ty, Albin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat