Varroset gruaja që u vra nga burri në Zvicër, flasin familjarët e saj

Aktuale

Varroset gruaja që u vra nga burri në Zvicër, flasin familjarët e saj

Më: 17 mars 2022 Në ora: 20:27
Besjana Rama dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, në Rapperswil-Jona mbrëmjen e së shtunës.

Është varrosur Besjana Rama, 32 vjeçarja që u vra në Zvicër të shtunën.

Ceremonia u zhvilllua në vendlindjen e saj në Shishman të Gjakovës.

E ndjera dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, derisa nga mediat atje raportohet se gjatë tragjedisë të pranishëm ishin edhe fëmijët.

Gjatë varrimit, familja e saj u deklaruan se nuk janë në hasmëri me familjen e të dyshuarit.

Ndërsa vrasja u arsyetua me probleme psicike të dhëndrit, për të cilat thonë se nuk kishin njohuri më parë, e as vajza e tyre nuk i’u kishte treguar për ndonjë problem.

Familja e të dyshuarit nuk u deklaruan për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat