“U largova nga puna për hakmarrje politike” – Komuna e Skenderajt përjashton nga puna mësimëdhënësen që ishte në pushim të lehonisë

Aktuale

“U largova nga puna për hakmarrje politike” – Komuna e Skenderajt përjashton nga puna mësimëdhënësen që ishte në pushim të lehonisë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:30
Ilustrim

Pushteti i ri, në Komunën e Skenderajt e ka larguar nga puna një mësimëdhënëse, të cilës praprakisht ia kishte dhënë pushimin e lehonisë, siç edhe i takon me ligj.

Vetëm dy muaj pasi mësuesja e shkollës fillore, Fahrije Ibrahimi e shfrytëzoi pushimin e lehonisë, asaj i shkoi vendimi se është larguar nga puna. Drejtoria e Arsimit largimin e saj e lidh me kthimin në këtë pozitë të një drejtori.  

Sipas Ibrahimit, kjo ka ndodhur për hakmarrje politike, nga ana e Komunës për shkak të preferencave të saj politike.

Avokati i saj Arber Fazliu, në një pronencim tha se kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin.

“Kjo perveç që është në kundërshtim të plote me LP, nenin 53, veprimet e DKA-së në Skenderaj përbejnë edhe elemente të vepres penale nga neni 218 i KPK-se enimi i të drejtave në Marrëdhënien e Punës e qe lidhin edhe me ndërprerjën e Marrëdhënies se punës në rastin konkret”, tha ai.

Po ashtu Fazliu u shpreh se kanë bërë ankesë të Drejtoria e Arsimit si dhe të Ministria e Arismit përkatësisht në Inspektoriatin e Arsimit, por që nuk kanë marrë përgjigje nga asnjëra palë.

Të gjitha këto akuza i ka mohuar Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku i cili në një përgjigje ka thënë se mësimdhënjsa në fjalë ishte punësuar si zëvendësuese.

Sipas tij ajo ishte punësuar në vend të Abedin Abazit i cili ishte zgjedhur drejtor në një shkollë tjetër kështu vendi tij u zëvndësua me Ibrahimin, por pasi Abazit i skadoi mandati drejtorit të shkollës ai është kthyer përsëri.

“Mësimdhënësja, Fahrije Ibrahimi, është punësuar përkohësisht (si zëvendësim) si mësuese klase në vendin e punës së drejtorit të shkollës fillore dhe të mesme të  ulët “Migjeni” Klladernicë, z. Abedin Abazit, me kohë të caktuar. 

“Pas kërkesës së drejtorit të shkollës për kthim në vendin e tij të punës si mësues klase, për shkak të skadimit të mandatit të drejtorit të shkollës, Drejtoria e Arsimit e aprovon kërkesën e drejtorit, z. Abedin Abazit dhe e kthen në vendin e mëparshëm të punës”, thuhet në përgjigjen e Drejtorit të Arsimit.

Por, edhe pse ai u kthye në pozitën e mëhershme të mësimdhënsit, ai është zgjedhur përsëri drejtor kështu duke lënë përsëri pozitën e lirë.

Pasi që dje Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, ka zgjedhur drejtorët e rinj, një ndër drejtorët e zgjedhur është edhe Abedin Abazi.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Kryetari i Qendrës se Lëvizes Vetëvendosje, Hysni Mehanit.

Ai në një postim në “facebook”, ka thënë se kjo tregon se ishte vetëm një pretekst për ta larguar nga puna mësimdhënsën Ibrahimi.

“Mësimdhënësja që lindë fëmijë në Skenderaj mbetet pa punë, rrjedhimisht pa pagë. Kjo len të kuptohet se kthimi drejtorit në punë ishte bërë për ta krijuar pretekstin për ta larguar nga puna mësimdhënësen që kishte shkuar në pushim të lehonisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat