Ordinanca e biznesmenit turk në Prishtinë dyshohet për evazion fiskal

Aktuale

Ordinanca e biznesmenit turk në Prishtinë dyshohet për evazion fiskal

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:45
Ugur Ozturk

Administrata Tatimore e Kosovës ka dalë me komunikatë rreth aksionit të mëngjesit të sotëm në  klinikën për transplantimin e flokëve, “Vatan Med” Sh.P.K..

Siç bëhet e ditur kjo klinikë dyshohet se ka mospërputhje në deklarimet që i ka bërë në ATK dhe informatave që ka siguruar administrata.

“Qëllimi i ndërmarrjes së këtij aksioni ishte hetimi i transaksioneve biznesore tek një kompani, të cilat transaksione bazuar në informatat e pranuara nga palët e treta, si dhe krahasimit të tyre me informatat me të cilat disponojmë në databazën e ATK-së, kemi konstatuar mospërputhje të deklarimeve të bëra në ATK ne raport me informatat të cilat janë siguruar nga palët e treta”, shkruhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar ne dy lokacione tek i njëjti biznes.

Nga ATK-ja njoftojnë se tek “Vatan Med” Sh.P.K.. janë gjetur dhe sekuestruar: dokumentacion kontabël; fatura të shitjes së shërbimeve; evidencën e klientëve për shërbimet e kryera ( pagesat ); lista e produkteve në stoqe; 2 USB; ekstraktimi i dosjeve elektronike nga 5 kompjuterë, si dhe shënime të tjera relevante rreth rastit.

“Pas analizimit të informatave dhe dëshmive të marra rasti do të procedohet në Prokurorinë kompetente dhe për të gjeturat e konstatuara do të jeni të informuar”, përfundon njoftimi.

“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës. Kurse, pronari i kësaj kompanie është biznesmeni turk, Ugur Ozturk.

Sipas të dhënave publike, biznesi është i profilizuar në aktivitetet e mjekësisë e sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat