“Deputetёt e dikurshёm tё VV-sё, nё pritje tё redaksive pёr t`i ftuar si ‘analistё’, pёr sevap”/Lauka krahason pasuesit e Bashës me PSD-në

Aktuale

“Deputetёt e dikurshёm tё VV-sё, nё pritje tё redaksive pёr t`i ftuar si ‘analistё’, pёr sevap”/Lauka krahason pasuesit e Bashës me PSD-në

Nga: M.L. Më: 23 mars 2022 Në ora: 10:00
Islam Lauka

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell "Bota sot".

Ai me këtë rast bëri një krahasim të deputetëve të cilët e përkrahin Lulzim Bashën me deputetët që para disa vitesh u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje dhe formuan PSD-në.

Ai ka thënë se këta deputetë pritet ta kenë fatin e PSD-së, ku Albin Kurti në krye të VV-së dhe pa ta arriti të fitonte mbi 50% të votave.

Postimi i plotë:

Deputetёt e “vulёs” nё rrugёn e PSD-sё tё Kosovёs

Pas largimit tё Lulzim Bashёs, deputetёt qё e kanё mbёshtetur atё, deri mё tani, po kёrkojnё tё vazhdojnё edhe mё tej me mentalitetin e “vulёs” dhe tё “bravёs”, por pa Lulin. Si kusht pёr bashkimin e Partisё Demokratike tё Shqipёrisё, ata vunё pёrjashtimin e Berishёs nga gara pёr kreun e saj. Pra, bashkim mbi bazёn e pёrjashtimit.

Para katёr vjetёsh, ёshtё hasur njё dukuri e ngjashme nё Kosovё, kur 12 deputetё tё Vetёvendosjes kёrkuan pёrjashtimin e Albin Kurtit nga gara pёr kreun e partisё, duke “argumentuar” se ai e ka kryer misionin e tij, se ёshtё autoritar, etj. Nё zgjedhjet parlamentare tё radhёs, tё 12-tё sё bashku, u zhveshёn nga mandati i deputetit dhe partia e krijuar prej tyre, PSD, nuk arriti tё kalojё pragun e nevojshёm pёr t`u futur nё parament.

Ndёrkohё, Albin Kurti, nё krye tё VV-sё, arriti tё fitojё mbi 50% tё votave nё zgjedhjet e 14 shkurtit tё vitit 2021.

Sot, deputetёt e dikurshёm tё VV-sё janё nё pritje tё redaksive televizive pёr t`i ftuar si “analistё”, pёr sevap.

Problemi ёshtё se me mentalitetin e “vulёs” dhe “bravёs” qё i karakterizon pasuesit e Bashës, si dhe me mangёsitё nё formimin kulturor dhe profesional të tyre, ata nuk e bёjnё dot as analistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat