Avokati Gazmend Halilaj ‘trondit’ veteranët e UÇK-së: Kur përfundoi lufta nuk ishin më shumë se dy mijë ushtarë

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj ‘trondit’ veteranët e UÇK-së: Kur përfundoi lufta nuk ishin më shumë se dy mijë ushtarë

Nga: N. Sh. Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:58
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, thotë se në përfundim të luftës, nuk kishte më shumë se dy mijë ushtarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës.

Kështu Halilaj ka shkruar në një postim në Facebook, ku thotë se, të tjerët ushtarë kanë ikur.

Postimi i plotë:

z. Kryeministër - të betohem në Zot, dhe me përgjegjësi ligjore që, në përfundim të luftës numri i ushtarëve Aktiv, nuk e kalonte numrin 2000 (dymijë).

Tjerët IKEN...disa i vorrosën armët dhe uniformat dhe qëndronin pranë familjeve.

Në listat aktuale kemi dëshmorë që kanë vdek (1) vit pas lufte, kemi invalid që janë gërrithur ne tela, kemi veteranë që është kthyer nga Germania disa muaj pas lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat