Sondazhi i ri: Ja kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele

Aktuale

Sondazhi i ri: Ja kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele

Më: 23 mars 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do të merrte 41.9% të votave. Ky ishte rezultati i matjes së opinionit publik të realizuar nga UBO Consulting, i prezantuar në emisionin “Presing”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të dilte e dyta me 21.6%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të merrte 19.4%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të merrte 7.2%, Lista Guxo – 1.1%, Nisma Social Demokrate – 1%, Aleanca Kosova e Re – 0.5% dhe Partia Socialdemokrate – 0.3%

Sipas këtij rezultati të hulumtimit do të ndryshonte edhe përbërja në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e pesë partive parlamentare, VV do t’i merrte 46 ulëse, PDK 24, LDK 22 dhe AAK 8. Komunitetet do t’i merrnin 20 ulëset e tyre të rezervuara.

Ndryshe, 62.6% e qytetarëve kanë gatishmëri për të dalë në zgjedhje nëse ato do të mbaheshin këtë të diele.

Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.

Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve: shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.

Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat