Ish-zëdhënësi i NATO-s: Madeleine Albright kishte qëndrim të fortë ndaj diktatorëve si Millosheviq, Putin,…

Aktuale

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Madeleine Albright kishte qëndrim të fortë ndaj diktatorëve si Millosheviq, Putin,…

Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:28
Madeleine Albright

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, ka deklaruar se është prekur thellë nga lajmi i djeshëm për vdekjen e Madeleine Albrightit.

“E njihja shumë mirë personalisht, ajo ishte një inspirim shumë i madh për mua dhe punova me të në 2010-ën, kur ajo ishte kryetare e një grupi ekspertësh, edhe unë isha pjesë e atij grupi që përgatiti konceptet e reja strategjike të NATO-s, që është ende edhe sot deklaratë e misionit të NATO-s.

Por, sigurisht, në vitet e luftës në Kosovë ajo besonte fuqishëm në ndërhyrjet humanitare, ajo besonte se NATO-ja nuk duhej thjesht të rrinte vetëm brenda kufijve të saj, pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe të presë që të sulmohet, por NATO-ja duhet të përdorë asetet e saj ushtarake dhe politike në mënyrë aktive, për të ndalur gjenocidet, për të ndalur krimet masive ndaj njerëzimit, abuzimet e të drejtave të njeriut, në Evropë“.

Sipas tij, Albright  besonte në qëndrimin e fortë dhe të vendosur në raport me diktatorët, qofshin ata … Putin, Millosheviqi dhe ajo … Pentagoni … që nganjëherë mendonin se bëhej fjalë për luftëra të vogla, që Pentagoni dhe NATO-ja në përgjithësi, duhet të përgatiten për të përdorur forcën ushtarake po qe e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat