Hadri: Më 24 mars 1999 ndihmoja gratë në lindje, kurse sytë ishin kah mediat se çka po bëhet

Aktuale

Hadri: Më 24 mars 1999 ndihmoja gratë në lindje, kurse sytë ishin kah mediat se çka po bëhet

Më: 24 mars 2022 Në ora: 21:53
Teuta Hadri

Veprimtarja dhe mjekja e UÇK-së, Teuta Hadri ka rrëfyer ngjarjen e 24 marsit kur NATO filloi bombardimet.

Hadri tha se ditën e 24 marsit ka qenë kujdestare në shoqatën “Nënë Tereza”, ku edhe ka ndihmuar lindjen e grave shqiptare. Sipas saj, ajo ditë ishte e tmerrshme, përkundër faktit se ishte i pritur tashmë sulmi.

Sipas saj sulmi i NATO-s mbi Serbinë ishte i pritshëm por jo bash me 24 mars, sepse ajo tha se është pritur që sulmi të ndodhë në momentin kur William Walker doli para medieve për masakren e Reçakut.

“Në mëngjes ka qenë heshtje e madhe, ka pasë shumë pak qarkullim në rrugë, unë atë ditë ndihmoja gratë në lindje kurse sytë ishin kah mediat se çka po bëhet dhe frika ishte se forcat serbe do të na rrethojnë  në momentin kur të  fillon bombardimi i NATO-s.  Në ora 7 e 15 u lajmërua sulmi i parë i NATO-s dhe në një mënyrë u rritë  frika edhe te gratë por edhe tek ne, në atë moment u bë dritë dhe ne ishim në dritare duke shiquar.  Pas sulmit u ndalën dritat dhe i dhezëm qirat, pastaj i kemi zbritë gratë në podrum në shtëpinë e Shaban Svircës sepse aty ka qenë shoqata, por kur kemi zbritë poshtë kemi pa që bodrumi ka qenë me ujë dhe shumë  i ftohtë, kjo ka qenë mjaft sfiduese edhe për gratë por edhe për personelin, pra ajo natë ka qenë mjaft e gjatë”, tha Hadri.

Tutje ajo tha se në momentin kur filloj sulmi ne ngremë dolli “ hajde gëzuar” edhe pse ishim të frikësuar sepse NATO ishte në ajër, por serbët ishin në tokë, dhe frikësoheshim se ata do të na sulmojnë neve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat