Bulliqi konfirmon se të arrestuarit nga xhandarmëria serbe janë qytetarë të Kosovës

Aktuale

Bulliqi konfirmon se të arrestuarit nga xhandarmëria serbe janë qytetarë të Kosovës

Më: 26 mars 2022 Në ora: 19:09
Shpejtim Bulliqi

Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy shtetas të Kosovës janë arrestuar nga xhandarmëria serbe.

Sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë në medie, të arrestuarit janë Nexhmi M. 53 vjeçar dhe Gentian M. 21 vjeçar nga Podujeva.

Lidhur me rastin në fjalë, Blic ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Bulliqi u shpreh se rasti sipas informacioneve nga statcioni policor i Podujevës ka ndodhur dje, me datën 25 mars dhe bëhet fjalë për konfiskimin e një traktori dhe mjetit përcjellës të tij.

Sipas informatave nga statcioni policor i Podujevës, flitet për dy të arrestuar me datën 25 mars në orën 14:00. Rasti është lajmëruar nga një familjar i tyre i cili me sa duket ka qenë prezent por ka ikur nga vendi i ngjarjes. Flitet se është konfiskuar një traktor dhe një mjet përcjellës i traktorit”, tha Bulliqi 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat