Takoheshin me “Kasapin” Putin dhe ndihmësin e tij Lavrov / Askush nuk i ka dëmtuar më shumë shqiptarët se sa ortakët e Vuçiqit

Aktuale

Takoheshin me “Kasapin” Putin dhe ndihmësin e tij Lavrov / Askush nuk i ka dëmtuar më shumë shqiptarët se sa ortakët e Vuçiqit

Nga: Idriz Morina Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:22
Baton Haxhiu, ndihmësi i Kasapit "Putin" Lavrovi, dhe Edi Rama

Dikush po mundohet të fshihet ende pas retorikës, dhe ‘shokëve’ që më shumë kanë pasur deklarime retorike dhe përdorim simbolesh, se sa që kanë bërë luftë.

Madje ka pasur disa nga ata, që kanë qenë më të afërt në bindje dhe mendime me Rusinë, që sot do të donin t’i zhduknin ato prova dhe kujtime, se sa me Perëndimin.

Ndonjë prej tyre, as nuk kanë marrë pjesë në luftë, dhe madje sipas dëshmisë së ndonjë komandanti janë kërkuar, edhe atëherë si të dyshuar se janë bashkëpunëtorë aktiv të Serbisë.

Disa nga udhëheqësit aktual dhe ish-udhëheqës janë takuar drejtpërdrejt me Putinin, disa të tjerë me ndihmësin e tij, Sergej Lavrovin.

Putini, tashmë përveç se quhet diktator botërisht (ndoshta i pari isha unë që në vazhdimësi e quaja ashtu), ai është emëruar “Kasap” nga numri një i botës, Joe Biden!

Presidenti amerikan Biden, ia bëri të qartë Rusisë dhe Putinit, se ‘bota ruse’, shpejt do të përmbyset. Fjalimi i presidentit amerikan, po shkon drejt, asaj, që unë kam besuar, se Rusisë duhet t’i bëhet ajo, që ka kërkuar Biden për Serbinë, ndryshimin e karakterit të saj dhe çrrënjosjen e gënjeshtrave të saja. Spastrimin e Rusisë nga mitet e rrejshme, dhe ideologjitë antinjerëzore.

Por, kush janë mbështetësit apo dashamirët e Rusisë?!

Pa dyshim, që mbështetësit dhe dashamirët e saj, janë ata që për vite të tëra dhe dekada lobuan, që Serbia të njihet si fuqi rajonale, që Serbia të njihet si e pathyeshme nga shqiptarët, që Serbia duhet të njihet si forcë mbi shqiptarët, deri tek sintagma, se “Serbia duhet të shpërblehet”, se ‘shqiptarët nuk mund të marrin (fitojnë gjithçka)!

Pastaj të përkrahësh me çdo kusht humbjen e mbi 8.230 hektarë tokë në përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, duke ofruar dëshmi të rrejshme, si gjendjen e para Luftës së Dytë Botërore, siç bënte Baton Haxhiu, pastaj të akuzosh shqiptarët, se e kanë pranuar tokën shqiptare, 10-20 mijëvjeçare, që sipas tyre i është bërë ‘dhuratë’ nga Rankoviçi (Hashim Thaçi), prandaj duhet t’ia kthejnë Serbisë, e cila ka okupuar me gjenocid dhe përkrahje ushtarake e diplomatike ruse, toka sa tri Kosova të shqiptarëve, numri prej gjysmëmilioni të vrarë,

Ta kundërshtosh politikën e Rugovës, duke u paguar nga Bukoshi, për ta rrënuar me çdo kusht, dhe sot ta lavdërosh Rugovën, vetëm publikisht, e të vazhdosh ta shash e ta mallkosh në mënyrë interne,

Të bësh çdo betejë dhe luftë që shqiptarët nuk janë askushi, dhe se duhet të heqin dorë nga veriu, se as Mitrovica nuk ka qenë kurrë e Kosovës, duke gënjyer, dhe duke falsifikuar historinë…

Thaçi, Rama dhe Haxhiu ishin tri figurat e pandashme, përveç kur gjykata speciale urdhëroi arrestimin e Thaçit, dhe rrethanat ndryshuan për ta.

Thaçi dhe Rama mbanin kontakte të përditshme me Vuçiqin, me shumë gjasë edhe bisedonin edhe takoheshin edhe pa protokoll shtetëror. Baton Haxhiu ishte këshilltar i Ramës, dhe personi kyç në këtë lojë.

A duhet të merr fund sa më shpejt ky kryeministër dhe ky partneritet antiKosovë?

Të shkosh dhe të takosh ministrin e Punëve të Jashtme Lavroin, pa asnjë interes për Kosovën, por për të marrë bekimin e Rusisë për copëtimin e Kosovës… siç kanë bërë Rama, Baton Haxhiu dhe ndonjë tjetër.

Të promovosh fuqinë ruse, orë e çast, nëpërmjet fjalës nuk është rruga e vetme. Ajo bëhet edhe duke e mbështetur Serbinë, për të cilën gjë u falënderua Rama, pasi nuk kërkoi anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO, dhe as nuk i dha mbështetje kërkesës së presidentit kroat Millanoviç. Ta bësh këtë në kohën që më shumë se gjysma e botës po e lufton Rusinë, dhe i ka vënë sanksione të ashpra, është një aleancë e fshehur me Rusinë, ani pse publikisht Shqipëria është e detyruar ta ndjekë agjendën e NATO-s.

Të dalësh e të kërkosh sot, respekt e privilegje, për të gjitha këto marrëzi dhe të tjera, që nuk i dimë ne, është krejtësisht e pandershme, ajo që bën Haxhiu, duke dalur dhe akuzuar të tjerët, se nuk e ndihmuan çështjen shqiptare, ndërsa vet është njëri nga kryedëmtorët e saj.

Media dhe individ prorus, akuza të huaja

Sipas Martin Henze, bazuar në burime e tij të informimit, disa nga njerëzit që kanë lidhje me shërbimet serbe dhe ruse, janë Edi Rama, Veliaj etj.

“FSB, GRU, SWR, BIA kanë nën kontroll Ramën, Veliajn, Bashën, ata e dinë ku i kanë fshehur paratë, që do të thotë se gllabërojnë dhe cilat preferenca kanë për gratë dhe burrat. Aleanca me Vuçiqin dhe Putinin ka për qëllim ruajtjen e pushtetit të tyre dhe nënshtrimin e shqiptarëve”, ka shkruar në tviter para pak ditësh Henze, i cili është i lidhur shumë me çështjen shqiptare.

Po ashtu, ai është një kritik i ashpër i Putinit, dhe që prezantohet me informacione krejtësisht të veçanta për zhvillimet në Rusi.

Rama Zahn Hajdini, një intelektual dhe veprimtarë që jeton në SHBA, e ka shprehur shqetësimin e tij, se pse Shqipëria, nuk po e spastron oborrin nga mediat ruse dhe proruse.

“Sot, në Shqipëri janë të regjistruara 68 kompani të biznesit me origjinë ruse. Shumica e këtyre janë si “shell company” merren me financim të partive politike, analistëve mediatik ose mediave dhe kanë portalet e veta që operojnë në gjuhen shqipe dhe kryesisht merren me lajme të rrejshme ose nxisin mosmarrëveshje socio-politike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Përderisa Amerika dhe Europa po i pastrojnë fushat mediatike nga influenca ruse, Shqipëria po hesht?”.

Investime ruse në Shqipëri

Ai e jep përgjigjen më tej se pse ndodhë kjo! Sipas tij, këto media i kanë shërbyer më së shumti, vetë Edi Ramës për ta fuqizuar pushtetin e tij dhe për t’i dobësuar kundërshtarët.

“Edi Rama e di këtë gjë dhe hesht, sepse këto portale më së shumti kanë sforcuar pushtetin dhe diktaturën e Ramës dhe nga ana tjetër kanë kontribuar n’shkatërrimin e Partisë Demokratike, e cila është njëra nga pranuesit e ndihmave financiare të oligarkëve rusë, që sot është njëra ndër viktimat”, shkruan ai në Fb.

Ndërkohë, nga kërkimet e mëparshme të mediave në Shqipëri, ka rezultuar se sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri veprojnë 68 sipërmarrje me pronësi ruse, nga të cilat 63 janë me aksionarë 100 për qind rusë, pra është një investim totalisht i shtetasve me origjinë ruse, ndërkohë pesë biznese janë çelur në formën e bashkëpronësisë me sipërmarrës shqiptarë.

Bizneset ruse janë shtrirë në katër qytete të Shqipërisë, më së shumti ka në Tiranë, pastaj në Vlorë, Durrës dhe në Berat. Në Tiranë gjenden të regjistruara 34 kompani ruse, në Vlorë 23, 9 në Durrës dhe 2 në qarkun e Beratit.

Llojet e bizneseve të tyre fillojnë nga tregtia me shumicë e ushqimeve, për t’u ndjekur nga shërbimet akomoduese apo edhe aktivitete të pasurive të paluajtshme.

Aktualisht në media qarkullon, pas publikimit edhe një listë prej shtatë biznesmenësh në Shipëri, që bashkëpunojnë me bizneset ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat