Përplasje mes ministrit Murati dhe deputetëve të LDK-së në Kuvend – opozita lëshon sallën

Aktuale

Përplasje mes ministrit Murati dhe deputetëve të LDK-së në Kuvend – opozita lëshon sallën

Më: 28 mars 2022 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 10:51 më 28.03.2022
Kuvendi i Kosovës

Hoti: Jeta e qytetarëve është vështirësuar, duhet të merrni masa

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se jeta e qytetarëve të Kosovës është vështirësuar shumë.

Ai ka kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë masa për t’i ndihmuar qytetarëve.

Hoti tha se janë tri probleme ekonomike dhe politike që e kanë rënduar jetën qe qytetarëve: kriza energjetike, kriza e çmimeve dhe një pasiguri globale.

“Për shkak të këtyre problemeve të gjithë indikatorët tregojnë se jeta e qytetarëve është vështirësuar. Është e pashmangshme që të dizajnohen pako për mbështetjen e qytetarëve që dhe vonesat në këtë drejtim veç do e shtojnë barrën.”, ka thënë ai. 

Hoxha: Një vit paaftësi e Qeverisë Kurti – është rrit numri i të rinjve që po ndjekin dyert e ambasadave

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur paaftësi një vit të qeverisjes nga Qeveria Kurti.

Deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria Kurti jo vetëm që nuk ka bërë progres në asnjë fushë, por ka pasur stganim të plotë deri në shkallën që të rinjtë të mos shohin më asnjë perspektivë dhe të ndjekin dyert e ambasadave për një të ardhme më të mirë.

“Qeveria ka dështuar në zbatimin e një vizioni për zhvillimin ekonomik, nuk ka krijuar klimë për investime të huaja. Nuk ka pasur vit më të brishtë për investime. Qeveria ka qenë refuzuese ndaj projekteve investuese siç ishte rasti me gazin amerikan. Qeveria ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se dështim ka qenë edhe politika e jashtme e Kosovës.

“Politika e Jashtme është udhëhequr në mënyrën më të pa dinjitetshme të mundshme. Një politikë e tillë e jashtme është abstenim nga përfaqësimi i Kosovës si shtet në planin ndërkombëtar”, u shpreh deputetja Hoxha.

Hoxha shtoi se për një vit të kësaj qeverie numri i të papunëve është rritur, edhe numri i çmimit të çdo artikulli është rritur

“Kjo qeveri ka qenë spektatore e gjithë këtyre problemeve. Kërkojmë që qeveria të këndellet”, tha Hoxha.

​Shtyhet debati për politikën e jashtme, mungojnë kryeministrit Kurti dhe ministrja Gërvalla

Për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvend.

Iniciuesi i këtij debati, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se është e pakuptimit mbajtja e debatit pa prezencën e dy bartësve të politikës së jashtme të Kosovës.

Tahiri: Nuk ka kuptim të mbahet debati pa prezencën e kryeministrit Kurti dhe ministres Gërvalla

“Një debat i tillë për politikën e jashtme nuk ka asnjë kuptim të mbahet dhe mos të kemi prezent edhe ministren e Jashtme dhe kryeministrit për disa çështje që vazhdojnë të jenë shqetësim i yni dhe ne presim të kemi përgjigje nga kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme. Në dakordim edhe me grupet e tjera parlamentare kemi vendosur që ky debat të mbahet në seancën e radhës me prezencë të kryeministrit dhe ministres”, tha ai në seancën e sotme plenare. 

Pak deputetë në sallë, në rend të ditës disa pika për shqyrtim

Pak pas orës 10:00, ka nisur seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë pos deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të ketë pyetje parlamentare e debat parlamentar, ndërsa është paraparë shqyrtimi i disa projektligjeve.

Në sallën e Kuvendit aktualisht ndodhen pak deputetë, e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ftoi të vijnë nëpërmjet ziles.

Për debatin parlamentar rreth politikës së jashtme, të thirrur nga PDK-ja, deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, deklaroi se nuk është e arsyeshme të diskutohet pa prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Kuvendi mban sot seancë, ja çka do të diskutohet

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 28 mars 2022:

– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për politiken e jashtme. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Cyber Security andPrivacy organizon një aktivitet kundër lajmeve të rreme dhe dezinformimit. (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 11:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat