Njofton ministri: Muzeu i Burgut të Prishtinës së shpejti i hapur për publikun

Aktuale

Njofton ministri: Muzeu i Burgut të Prishtinës së shpejti i hapur për publikun

Më: 29 mars 2022 Në ora: 22:26
Muzeu i Burgut të Prishtinës

Ministri i Rinisë Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Ceku, ka njoftuar se Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri.

Ceku ka thënë se Synimi është që Muzeu i Burgut të Prishtinës të shndërrohet në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës.

Postimi:

Muzeu i Burgut të Prishtinës së shpejti i hapur për publikun

Ndërtesa e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por edhe e qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare, Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri. Në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. Do të vazhdojmë me shpalljen e ndërtesës aset të mbrojtur të trashëgimisë kulturore dhe projektin e restaurimit për të përmbyllur me ekspozitën e përhershme dhe planin e menaxhimit.

Sot kemi emëruar ekipin përgjegjës për funksionalizimin dhe menaxhimin e kësaj ndërtese. Synimi ynë është që Muzeun e Burgut të Prishtinës ta shndërrojmë në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës.

#MuzeteneFokus

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat