Zyba: Të gjithë deputetët do të votojnë pro ligjit që ndalon përdorimin e pijeve energjike nga fëmijët

Aktuale

Zyba: Të gjithë deputetët do të votojnë pro ligjit që ndalon përdorimin e pijeve energjike nga fëmijët

Më: 30 mars 2022 Në ora: 18:00
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka folur rreth miratimit të projektligjit që u diskutua në Komisionin për Mjedis dhe Bujqësi për rregullimin ligjor për konsumin e pijeve energjike që parasheh t’i mbajë larg fëmijët nga to.

Zyba shprehet optimist se të gjithë deputetët do të votojnë pro miratimit të këtij ligji, sepse ndikimi dhe efektet e këtyre produkteve janë shumë të rëndësishme për moshat e reja.

“Si komision kemi pasur për obligim me u siguru që nuk është e rregulluar ashtu siç është e dëshirueshme prej qytetarëve, si rezultat i hulumtimit është nevoja e draftimit të procedimit të këtij ligji dhe kur kemi parasysh hulumtimin dhe vendet tjera se është apo nuk është e rregulluar, kemi ardhur në përfundim se është e mirëpritur dhe mirëseardhur dhe e pashmangshme kjo procedurë. Ky ligj ka për qëllim të procedojë disa nga pijet e gazuara dhe të pagazuara që po kanë përmbajtje të sheqernave kjo është e rëndësishme. Hulumtimi që ka qenë i një grupi punues në kuadër të departamentit për hulumtime na ka shërby me disa të dhëna me opsionin e mundshëm por kjo është vetëm një nismë një paraprirje i një ligjvënie ne konsiderojmë se hapi i parë që kemi para vetes është një punë sepse kosniderojmë që ndikimi dhe efektet e këtyre produkteve janë shumë të rëndëshime për moshat e reja”, thotë ai.

Ai shpreson se pas miratimit të këtij ligji, do të ketë një mbikëqyrje të vazhdueshme nga organet kompetente.

“Në këtë rast në cilësi të deputetit do të përpiqemi të kryejmë detyrën tonë dhe më pas do të kemi forma të mbikëqyrjes së ekzekutimit të këtij ligji, që nënkupton se Ministritë që janë kompetente me mbikëqyr zbatimin do të mbetemi kujdestar të rreptë të zbatimit të këtij ligji, do të kemi angazhim përherë kjo është puna jonë aktive e deputetit, me draftu dhe me miratu dhe në zbatueshmëri duhet të kemi presion. Ne jemi optimistë sepse konsiderojmë se edhe prej grupeve të interesit por edhe organizatat që i mbrojnë grupmoshat e reja mjaftueshëm kanë alarmuar deputetët kështu që konsiderojmë se do të gjejmë bashkëpunim”, shtoi deputeti.

Ndërkaq, sa i përket moszbatimit të ligjit, Zyba thekson se në asnjë formë “nuk amnistohen nëse nuk ndëshkojnë shkelësit e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat