Reagimi i Tomë Gashit për fryerjen e listave të veteranëve - tregon sa mundet me qenë numri real i tyre

Aktuale

Reagimi i Tomë Gashit për fryerjen e listave të veteranëve - tregon sa mundet me qenë numri real i tyre

Më: 30 mars 2022 Në ora: 22:44
Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi thotë se me fryerjen e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ofendimi më i madh iu bëhet veteranëve të vërtetë dhe jo popullit të Kosovës.

Gashi thotë se edhe pagat që veteranët i marrin, janë të vogla dhe “dinjitoze” – kjo për shkak të rritjes së numrit të tyre në lista.

“Dhe fyerja më e madhe jo që i bëhet popullit shqiptar iu bëhet vetë veteranëve nëse mund të themi të vërtetë në raport me ata që rrejshëm kanë hyrë në këto lista dhe nuk është vetëm parandalimi i keqpërdorimeve që mund të kalojnë qindra miliona eruo në shtetin tonë të varfër por është fyerje e tillë që dikush të përfitojë dikush në mënyrë mashtruese ka hyrë në këto lista. Po them se ne e dijmë se kemi jetu këtu këto çështje nuk janë përmendur derisa ka qenë situata e verifikimit sepse do të vinte ligji me të cilin do të përfitonin edhe pagat e caktume që janë jashtëzakonisht të vogla por ndoshsa edhe këto paga ose kompensimi se nuk janë paga për meritat e tyre nuk janë dinjitozë është për shkak të rritjes së numrit.

Sipas tij, më shumë se Prokuroria e Gjykata, për “pastrimin e listave” do të duhej të interesoheshin vetë veteranët, pasi që “e dijnë saktë se kush ka qenë ushtarë, e kush jo”.

“Unë mendoj që më së shumti që do të duhej të interesoheshin as Prokuroria, as Gjykata, por vetë komandantënt luftarët dhe veteranët, sepse ata e dijnë që Kosova e vogël, zona e tyre në komandën kush ka qenë janë njësitë që dihen ditët edhe organizimi i UÇK-së jo për interesa publike, dikush mund të thotë i kam pasur 100 ushtarë. Ne në luftë kemi pasur secili njëfar kontributi”, shtoi ai.

Por, ai për ‘fryerjen e listave’ të veteranëve të UÇK-së ia lë fajin edhe Gjykatës sepse “nuk është marrë me verifikimin e ushtarëve apo të veteranëve është marrë me ata të cilët prokurori ka ngritur aktakuzë”.

Tutje, Gashi citon edhe deklaratat e ish-komandantëve të UÇK-së të cilët kishin deklaruar se kanë qenë vetëm 15 mijë ushtarë e jo 60 mijë.

“Ne po konsiderojëm se kanë qenë 15 mijë siç deklarojnë Sylejman Selmimi që ka deklaruar se përafërëfsisht kanë qenë 13 mijë e 700 vetetranë, deklarimet publike të Çekut, kemi deklarime të Rexhep Selimit të atyre që kanë qenë në pozita udhëheqëse që më së miri e dijnë numrin e veteranëve pasta janë çështje ligjore që duhet sqaruar se ku i takojnë beneficionet por mund të jetë vetë degradim veteranëve të vertetë në raport me atyre që kanë hyrë në mënyrë të rrejshme apo mashtruese me personat që i kanë njohur apo lloj lloj marrëzirash nëse ka pasur të tila që kanë përfituar këtë status. E kemi zotëriun i cili ka edhe plagë dhe sot në trupin e tij nuk mund të krahasohet me dikënd ose nuk ka qenë lëre më të përfitojë statusin ose ndoshta luftën e ka parë në Televizion dhe pastaj duke shfrytëzuar personat që i ka njohur për shumë arsye ka pasur një dëshirë të zjarrtë të paraqitet si veteran por nuk është”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat