Të enjten seanca e radhës, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publik

Aktuale

Të enjten seanca e radhës, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publik

Më: 4 prill 2022 Në ora: 08:20 Përditësuar në ora: 13:13 më 04.04.2022
Mimoza Kusari Lila

Javën e ardhshme seanca për politikën e jashtme – Deputetja e PDK-së: Presidentja s’po paraqet unitetin e shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca për të diskutuar për politikën e jashtme mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar dështoi shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kritika ka pasur edhe në drejtim të presidentes Vjosa Osmani. Deliu-Kodra tha se si PDK është e shqetësuar lidhur me pozicionimin e saj karshi problemeve në vend.

PDK është e vëmendshme lidhur me situatën e rëndë që ndodhet vendi. Kemi parashtruar qe 2 javë kërkesë mirëpo kryeministri dhe ministrja kanë qenë jashtë vendit. U vendos që me datën 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme”, tha Deliu-Kodra.

 “Ne si PDK disa here kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo do të duhej gjithmonë ta paraqiste unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera Presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, presidentja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj. Ka pasur raste kur është cenuar mirëpo presidentja s’ka qenë aty”, tha ajo.

Kusari-Lila tregon detaje pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Ka përfunduar seanca e Kryesisë së Kuvendit.

Shefja e grupit te VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seancë e radhës.

Në këtë seancë, pritet shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore.

Si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik.

 

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Para pak minutash ka filluar mbledhje e Kryesisë së Kuvendit.

Paralajmërimi që do të ketë sot mbledhje është dhënë që nga dita e djeshme.

Në rend të ditës do të ketë miratim të shumë projektligjeve.

Detajet e mëtejshme pritet të jepen gjatë seancës.

Njoftimi i plotë i Kuvendi të Kosovës:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,

22. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

23. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.


V. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,

5. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Vendi: C301Koha: 11:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat