Burgu i Gjilanit pëson ndryshime para se të vijnë të burgosurit nga Danimarka

Aktuale

Burgu i Gjilanit pëson ndryshime para se të vijnë të burgosurit nga Danimarka

Më: 5 prill 2022 Në ora: 20:00
Ilustrim

Hapësirat e brendshme të Qendrës së Paraburgimit të Gjilan do të ndryshojnë së shpejti, në mënyrë që t‘i përshtaten sipas kërkesave të Danimarkës.

Danimarka ka marr me qira 300 qeli burgu në Gjilan, të cilat pritet t’i marrë në shfrytëzim nga pranvera e vitit 2023. Deri atëherë në ambientet e burgut do të bëhen shumë ndryshime.

Objektit do t’i shtohen disa hapësira, derisa do të ketë edhe përshtatje të dhomës së vizitave.

“Do të ketë ndryshime thelbësore sa i përket hapësirave të banimit. Do të ketë aktivitete trajnuese dhe edukuese”, deklaroi  Alban Muriqi – këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë.

Muriqi thotë se punimet do të fillojnë vetëm pasi marrëveshja të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës, punimet në Gjilan do të fillojnë shumë shpejt, derisa nga pranvera e vitit të ardhshëm mund edhe të fillojë transferimi i të burgosurve”, deklaroi tutje Muriqi.

Qendra e burgimit që ndodhet në fshatin Pasjak të Gjilanit do t’i ketë rreth 200 punonjës, derisa një pjesë e tyre do të jenë nga Kosova.

Pjesë e stafit të burgut do të jenë edhe guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorë.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet t’i fitojë rreth 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat