Manxhuka i VV-së për punësimet në KEK: Përpjekja e klubit të stërvjetëruar politik për ta bërë LV-në si vet është e pamundshme

Aktuale

Manxhuka i VV-së për punësimet në KEK: Përpjekja e klubit të stërvjetëruar politik për ta bërë LV-në si vet është e pamundshme

Nga: M.L. Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:14
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Veyëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se aktualisht është duke u zhvilluar një fushatë kundër Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me punësimet në KEK.

Sipas tij, u akuzuan dy deputetë të partisë për punësime familjare, ku njërit ia punësuan vëllain që e kishte në Kanadan, në KEK dhe tjetrit ja bënë një nip që nuk e dinte se kishte, shkruan "Bota sot".

“U tentua që e gjithë fushata ndaj VV-së të nisë duke akuzuar dy deputetë për punësime familjare, njëri doli të ketë vllaun në Kanada, por portalet ja punësuan në KEK, dhe tjetrit ja bënë një nip që nuk e dinte që e kishte derisa e pa në portale”, ka thënë Manxhuka.

Sipas tij, institucioni përkatës ka dhënë sqarimet e nevojshme në lidhje me konkursin e punësimit në fjalë.

Kështu, sipas Manxhikës, LVV njofton opinionin publik se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike.

“Në anën tjetër, ata që kanë shkatërruar secilën ndërmarrje publike akuzojnë LV-në për punësime. Lëvizja njofton opinionin publik se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike. Asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd aty dhe ato që janë publikuar janë shpifje për të cilat janë bërë ankesat dhe do të bëhen paditë përkatëse ditëve në vijim.

Përpjekja e klubit të stërvjetëruar politik është që ta bëjë LV-në si ta, por kjo gjë është e pamundshme. 14 shkurti 2021 është përcaktim i qartë: ndërmarrjet publike do të zhvillohen dhe koha e zhvatjes së tyre ka përfunduar”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat