“Edhe djali i axhës ka aplikuar në konkursin e KEK-ut”, Bajqinovci tregon se a u pranua në punë

Aktuale

“Edhe djali i axhës ka aplikuar në konkursin e KEK-ut”, Bajqinovci tregon se a u pranua në punë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 00:18
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se nëse ka pasur nepotizëm në konkursin e KEK’ut, atëherë Prokuroria të nis hetimet.

Bajqinovci tha se edhe djali i axhës së tij ka aplikuar, mirëpo nuk është pranuar.

Ai madje tha se për aplikimin e djalit të axhës së tij e mori vesh pasi u bë temë çështja e punësimeve në KEK.

"Unë nuk mund me thanë se nuk e di. Nëse ka, e lus Prokurorinë të nis hetimet dhe gjykatat. Unë djalin e axhës tem, ka apliku dhe e kanë largu. Djali i axhës tim nuk punon, kurrë s’ka punu. Edhe në fund është i papunë, nuk më vjen mirë që është i papunë, por ai nuk më ka thënë: Mef ndihmomë.

Unë e kam marrë vesh kur u bë e madhe kjo punë. Dje - pardje tha edhe unë kom apliku, por nuk kam dashtë me ta thanë”, tha Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat