Deputetja e LDK-së: Së shpejti në qeverisjen e LDK-së do të zhbëhet ky instalim i keq i pushtetit nepotist

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Së shpejti në qeverisjen e LDK-së do të zhbëhet ky instalim i keq i pushtetit nepotist

Nga: M.L. Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:57
Vlora Dumoshi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, në një postim në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët e saj po shkojnë drejt fundosjes.

Ajo konsideron se pushteti aktual është në Panik për shkak të ngritjes së çmimeve dhe skandalin e fundit me konkursin në KEK.

Ajo ka paralajmëruar se së shpejti në qeverisjen e LDK-së, do të zhbëhet “ky instalim i keq i pushtetit nepotist në vend”.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje me deputet shumë po fundoset.

Pushteti në PANIK:

✔️Ngritja e çmimit të energjisë elektrike

✔️Ngritja e çmimit të vajit

✔️Ngritja e çmimeve të ushqimeve bazike

✔️Ngritja e çmimit të naftës

✔️Ngritja e çmimit të paaftësisë qeverisëse ✔️Skandali me konkursin e fundit në KEK, fillon nga selia qendrore e LVV, të Albin Kurtit

✔️Motra, vëllezër, nipa e dajallarë, ky është nepotizmi i ministrave që prodhojnë skandale.

Së shpejti, në qeverisjen e LDK-së me Lumir Abdixhikun kryeministër, do të zhbëhet ky instalim i keq, i pushtetit nepotist në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat