Të enjten mbahen dy seanca, PDK kërkon Komision Hetimor për punësimet në KEK, VV nuk kundërshton

Aktuale

Të enjten mbahen dy seanca, PDK kërkon Komision Hetimor për punësimet në KEK, VV nuk kundërshton

Më: 8 prill 2022 Në ora: 08:12 Përditësuar në ora: 12:36 më 08.04.2022
Kryesia e Kuvendit

Besnik Tahiri: AAK ka kërkuar debat parlamentar në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se të enjten AAK ka kërkuar do të mbahet debat parlamentar në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend.

Ndërsa për Komisionin Hetimor, Tahiri tha se është e rëndësishme që të trajtohen edhe punësimet e fundit në KEK.

“Një çështje tjetër që është diskutuar në kryesi lidhet me kërkesën tonë për votim parlamentar dhe i kemi mbledhur të gjitha nënshkrimet. Është me rëndësi që trajtimi i energjisë dhe punësimet në KEK të trajtohen në komision dhe të dalë e vërteta në shesh”, tha Tahiri.

Rrustemi: S’jemi kundër Komisionit Hetimor, do të diskutojmë për përbërjen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, ka thënë se të enjten do të mbahet seanca e radhës e ku pritet të votohen Projektligji për Këshillin Prokurorial, i cili dështo dje të votohet, shkaku i mungesës së kuorumit.

Ndërsa sa i përket Komisionit Hetimor, tha se nuk janë kundër por që do të diskutojnë për përbërjen e këtij Komisioni.

“Sot kryesia vendosi që të enjten të mbahen dy seanca edhe për ligjin për këshillin prokurorial. Pastaj kemi dy kërkesa nga partitë opozitare gjendjen e sigurisë në vend dhe një vjetorin e qeverisë. Kur kërkohet nga 40 deputet votohet vetëm përbërja. Në rastin konkret do të diskutojmë për përbërjen. Ne nuk kemi asgjë kundër komisionit”, tha Rrustemi.

Abelard Tahiri: Të enjten diskutohet për punën nj-vjeçare të Qeverisë, në Komisionin Hetimor do të hetohen edhe punësimet në KEK

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë është vendosur që të enjten të mbahet seancë dhe se e kanë ftuar kryeministrin Kurti për ta sjellë raportin për punën një-vjeçare.

Tutje, ai tha se kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për komisionin hetimor për krizë energjetike, derisa shtoi se aty do të hetohen edhe punësimet në KEK.

“Sapo përfunduam mbledhjen dhe seanca do të jetë të enjten. Ajo çka është e rëndësishme meqenëse Qeveria ka hezituar ta sjellë raportin për punën 1-vjeçare të saj dhe mungon një transparencë dhe angazhim i saj. Më shumë ka dështime sesa që kemi pasur ndonjë progres por megjithatë sot kemi ftuar kryeministrin Kurti në të enjten e ardhshme të sjellë raport dhe të kemi debat parlamentar”, tha ai

“Pjesë e komisionit do të jenë edhe abuzimet me punësimet gjatë kësaj periudhe. Këtu do të shpallen shumë të meta. Çështje tjera janë projektligjet e zakonshme”, tha ai.

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën priten të caktohet seanca e radhës.

Në rend të ditës janë këto pika:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, ​

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

​Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Kryesia pritet të mblidhet në ora 11:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,

22. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

23. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

V. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

12. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Vendi: C301

Koha: 11:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat