Abelard Tahiri: Të enjten diskutohet për punën e Qeverisë, në Komisionin Hetimor do të hetohen edhe punësimet në KEK

Aktuale

Abelard Tahiri: Të enjten diskutohet për punën e Qeverisë, në Komisionin Hetimor do të hetohen edhe punësimet në KEK

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:00
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë është vendosur që të enjten të mbahet seancë dhe se e kanë ftuar kryeministrin Kurti për ta sjellë raportin për punën një-vjeçare.

Tutje, ai tha se kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për komisionin hetimor për krizë energjetike, derisa shtoi se aty do të hetohen edhe punësimet në KEK.

“Sapo përfunduam mbledhjen dhe seanca do të jetë të enjten. Ajo çka është e rëndësishme meqenëse Qeveria ka hezituar ta sjellë raportin për punën 1-vjeçare të saj dhe mungon një transparencë dhe angazhim i saj. Më shumë ka dështime sesa që kemi pasur ndonjë progres por megjithatë sot kemi ftuar kryeministrin Kurti në të enjten e ardhshme të sjellë raport dhe të kemi debat parlamentar”, tha ai

“Pjesë e komisionit do të jenë edhe abuzimet me punësimet gjatë kësaj periudhe. Këtu do të shpallen shumë të meta. Çështje tjera janë projektligjet e zakonshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat