AAK: Protesta e sindikalistëve, mesazh ndaj Qeverisë që ta kalojë Ligjin e Pagave sa më parë

Aktuale

AAK: Protesta e sindikalistëve, mesazh ndaj Qeverisë që ta kalojë Ligjin e Pagave sa më parë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:13
Protesta e sindikalistëve

Grupi parlamentar i AAK-së ka reaguar pas protestës së sotme të sindikalistëve.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK thotë se protesta e sindikalistëve mesazh ndaj Qeverisë që ta kalojë Ligjin e Pagave sa më parë.

Reagimi i plotë:

Protesta e mësimdhënësve ishte mesazh i qartë për Qeverinë se Ligji i Pagave duhet të kalojë sa më parë.

Në një situatë ku kemi ngritje enorme të çmimeve në vend dhe përkeqësim të gjendjes sociale, shumë familje me vështirësi ia dalin ta mbushin shporten elementare të konsumit.

Përcaktimi i Pagës Minimale dhe miratimi i Ligjit për Paga janë çështje që duhen trajtuar me urgjencë nga kjo qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat