Bislimi: Ju pata paralajmëruar për letrën e 16 kongresistëve, të orkestruar nga Gjuriqi

Aktuale

Bislimi: Ju pata paralajmëruar për letrën e 16 kongresistëve, të orkestruar nga Gjuriqi

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:24
Faton Bislimi

Prezenca e Marko Gjuriqit në zyrën ovale, i mirëpritur nga presidenti amerikan, Joe Biden shkaktoi debat në Kosovë. U shtrua pyetja pse një ambasador serb pati mundësinë të arrinte në takim me të parin e Shtetit, ndërkohë që zytarëve të lartë të Kosovës, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit nuk u ka shkelur këmba ende në Shtëpinë e Bardhë. Ish-deputeti Faton Bislimi thotë se elita politike në Kosovë duhet lënë anash egon e të punojë në interes kombëtar.

Faton Bislimi, i cili është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka rikthyer në theks letrën e 16 kongresistëve amerikanë drejtuar Bidenit para disa muajve, e cila ishte e orkestruar nga vet Gjuriqi, në dëm të Kosovës.

“Keni parasysh letrën e 16 kongresmenëve amerikanë drejtuar Biden më 4 shkurt ku flitej në superlativë për Serbinë dhe shënohej 140 vjetori i marrëdhnieve diplomatike serbo-amerikane, letër kjo e orkestruar nga Gjuriq. Ndaj kësaj letre, isha unë i vetmi që kisha reaguar përmes letres sime dërguar secilit nga këta kongresistë më 6 shkurt. Në letrën time kisha argumentuar të vërtetën historike duke faktuar se Serbia nuk ka qenë asnjëherë aleate e sinqertë e SHBA-ve, por vetëm dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan dhe shkaktuese e luftërave më të përgjakshme në Evropë në shekullin e fundit’’, ka thënë ai.

Bislimi ka deklaruar se në Kosovë e kishin marrë si të parëndësishme letrën në fjalë dhe vetëm ai kishte reaguar.

‘’Shumëkush në Kosovë e ka marrë të parëndësishme letren e kongresisteve për Serbinë të 4 shkurtit, dhe duke e parë që kaluan dy ditë e askush nga Prishtina nuk reagoi, unë bëra letren time mandej.’’

Tutje Bislimi ka rikujtuar se sa unike janë raportet Kosovë-SHBA dhe si duhet të mirëmbahen në baza ditore.

‘’Prishtina duhet ta kuptojë njëherë e mirë që marrëdhënjet e Kosovës me SHBA-në janë unike dhe të pazëvendësueshme, por se ato duhet të mirëmbahen në baza ditore! Nuk ka urë lidhëse më të fuqishme e më kredibile në këtë kontekst sesa Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga Joe DioGuardi e Shirley Cloyes DioGuardi. Është Liga e cila tash e 33 vite ka punuar pa rezervë për të krijuar miqësinë tonë permanente me SHBA-të dhe është vetëm Liga që mundet t’i bëjë ballë lobimit të hatashëm serb në DC. Në politikën e jashtme, elita jonë politike duhet lënë anash egot, e duhet fokusuar në interesin kombëtar të Republikës.’’, shtoi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat