Mustafa për aksidentin e ministres: Institucionet po tentojnë ta fshehin rastin

Aktuale

Mustafa për aksidentin e ministres: Institucionet po tentojnë ta fshehin rastin

Nga: A.SH Më: 10 prill 2022 Në ora: 21:57
Besian Mustafa

Mediat kanë raportuar për një aksident të ministres Rozeta Hajdari, ku mbeti i lënduar një fëmijë.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i cili ka thënë se këtë aksident institucionet po tentojnë ta fshehin dhe ajo vazhdon me qenë ministre.

Postimi në Facebook:

A jeni në tokë të bukës, hej?!

Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.

Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!

A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!

Kujtojmë, se ministrja u sqarua prëmes një shkrimi në Facebook, e cila ka deklaruar se ishte duke vozitur kur kishte hasur në dy fëmijë, njëri prej të cilëve ishte përplasur në veturën e saj.

Ajo tregoi se ka lajmëruar Policinë më pastaj janë marr me rastin, derisa sipas saj fëmija nuk ka pësuar lëndime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat