Ja çfarë thotë ​Rama për ndikimin ruso-kinez në rajon pas blerjes së armëve nga Serbia

Aktuale

Ja çfarë thotë ​Rama për ndikimin ruso-kinez në rajon pas blerjes së armëve nga Serbia

Më: 11 prill 2022 Në ora: 19:32
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth ndikimeve në Ballkan pas blerjes së armatimit të Serbisë nga Kina.

Rama tha se nuk duhet të ketë shqetësime nga vendet e treta në rajon ndonëse e pranoi se ndikimi i Rusisë përbën një problem.

“Sigurisht, ndikimi i Rusisë në rajonin tonë përbën një problem, por më tepër në kushtet e sotme çka e bën shumë të nevojshme aktivizimin më intensiv të BE-së për t’i afruar më pranë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Kina është një vend ka synimin e vet të deklaruar për të gjithë ish-Evropën Lindore, ka një format special 17 plus 1 me të gjitha vendet komuniste, që është një projekt investimesh. Shqipëria nuk ka ndonjë marrëdhënie të posaçme me asnjërën dhe niveli i investimeve të Rusisë në Shqipëri është zero, ndërsa Turqia nuk është një akter i tretë dhe ajo është partner strategjik i Shqipërisë”, tha Rama.

Ndryshe, Serbia së fundi ka blerë një sistem raketor kinez duke nxitur kështu reagimin e Prishtinës zyrtare, e cila ka kërkuar nga BE, NATO e OKB që të shikojnë qasjen e tyre në raport me Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat