Tomë Gashi: Prokuroria të tregojë nëse i kanë marrë këto gjurmë të ADN-së

Aktuale

Tomë Gashi: Prokuroria të tregojë nëse i kanë marrë këto gjurmë të ADN-së

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:09
Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të tregojë nëse kanë marrë gjurmë nga tri kategori brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren: nga të burgosurit, nga stafi i qendrës dhe nga gardianët e policët.

Sipas avokatit Gashi, Prokuroria Speciale po bën “qëllimisht apo rastësisht” hapa të gabuar në rastin e hetimit të vdekjes së Astrit Deharit.

“Qellimisht apo rastësisht bën hapa të gabueshme në rastin e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit, ajo ka publikuar një komunikatë për media me komente të veta para se të ju dërgoj kopje të ekspertizës shtesë të Institutit Zviceran fillimisht familjes së Astrit Deharit si dhe mua si përfaqesues ligjor i familjes Dehari”, tha Gashi.

Ai i kërkoi Prokurorisë që të dalë me informata të reja.

“Prokuroria për të mos e manipuluar opinionin do të duhet fillimisht të tregoj se a kanë marrë gjurmë të ADN-së nga të burgosurit që kanë qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 05.11.2016, a kanë marrë gjurmë të ADN-së i gjithë stafi i Qendres së Paraburgimit në Prizren, a kanë marrë gjurmë të ADN-së nga ana e gardianeve dhe policëve të cilët Astrit Deharin e kanë nxjerrë të gjallë – me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimit në Prizen dhe të vdekur – pa shenja jetë e kanë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit”, tha ai.

Avokati ka kërkuar që rasti i  Astrit Deharit të mos keqpërdoret nga Prokuroria Speciale.

Postimi i plotë:

Prokuroria Specile duhet te tregoj te verteten - pa manipulime!

Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ekspertizen e kane marre para 12 diteve.

Qellimisht apo rastesisht ben hapa te gabueshme ne rasin e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit, ajo ka publikuar nje komunikate per media me komente te veta para se te ju dergoj kopje te ekspertizes shtese te Institutit Zviceran fillimisht familjes se Astrit Deharit si dhe mua si perfaqesues ligjore i familjes Dehari.

Prokuroria per te mos e manipuluar opinionin do te duhet fillimisht te tregoj se a kane marre gjurme te ADN- se nga te burgosurit qe kane qene ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016, a kane marre gjurme te ADN- se i gjithe stafi i Qendres se Paraburgimit ne Prizren, a kan mare gjurme te ADN-se nga ana e gardianeve dhe policeve te cilet Astrit Deharin e kan nxjerre te gjalle - me shenja jete e nga Qendra e Paraburgimig ne Prizen dhe te vdekur - pa shenja jete e kane derguar ne spitalin rajonal te Prizrenit.

Prokuroria Speciale duket qe e ka me te rendesishme qe te jep prononcime krejtesisht te panevojshme per arsyje qe vetem ata i dine dhe eshte duke tentuar qe ta luaj rrolin e nje prokurorit te mehershem i cili tenoj ta mbyll rastin me pak se dy jave pas vrasjes se Astrit Deharit.

Rasti i vrasjes se Astrit Deharit nuk do te duhet te keqperdorej nga askush dhe me se paku nga Prokuroria Speciale duke e shendruar ne beteje per opinion ne vend qe te nxerin Aktvendim per zhvillim te hetimeve ne drejtim te te gjeturave shkencore qe japin vetem nje konkludim qe Astrit Dehari eshte vrare.

Ligji thot qe palet jane te baravarta por duket qe Prokuroria kete qellimisht apo rastesisht nuk e aplikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat