Abdixhiku kritikon Kurtin për 100 eurot: Në qeverisjen time, masa të tilla s`do të kenë vend

Aktuale

Abdixhiku kritikon Kurtin për 100 eurot: Në qeverisjen time, masa të tilla s`do të kenë vend

Nga: M.L. Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:43
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhiku, e konsideron si të padrejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për ndarjen e shumës prej 100 eurove për të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe privat, shkruan "Bota sot".

Sipas tij, sipas tij në njërën anë 100 euro për vetëm një muaj, s’zbusin asgjë; në anën tjetër 100 milionë euro gjithsejtë janë para të humbura me një vendim.

“Popullizmi varfëron!

Mungesën e politikave zhvillimore e investimeve të mëdha kapitale në vend, po e zëvendësojnë me popullizëm. Këtë herë nga 100 euro lëmoshë secilit – pa ndonjë kriter, pa ndonjë kategorizim. Kanë ose s’kanë përfituesit, nuk ka fare rëndësi, të gjithë do të marrin njëjtë.

Përveç se e padrejtë, kjo politikë sociale është edhe pa efekt. Në njërën anë 100 euro për vetëm një muaj, s’zbusin asgjë; në anën tjetër 100 milionë euro gjithsejtë janë para të humbura me një vendim. Nuk besoj se ka pasur, ka e do të ketë diku tjetër në botë ndonjë politikë kaq rë madhe me kaq pak ndikim. Popullzimi këtë ka. Blenë paqe sociale duke ushqyer varfërinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Sipas tij, Albin Kurti sot dëshmoi përfundimisht se nuk ka ide e as njohuri për zhvillim.

“Beson se me intervenim një mujor, mund ta bëjë të harrohet kriza e përballueshmërisë. Me 100 euro s’blihet shtrenjtimi i rrymës për 100%. Me 100 euro s’blihen vizat e punës për 120 mijë kosovarë. Me 100 euros s’blihet inflacioni dyshifror që vazhdon edhe përtej këtij muaji të shënojë rritje rekord. Me 100 euro s’blihen pagat e ulëta në sektorin privat e publik pa dallim. Me 100 euro nuk blihet papunësia, nepotizmi, mungesa e investimeve e regresi shoqëror. Politika zhvillimore është art. Këtë art, eksperti – tani i komunikacionit rrugor dhe gjurmëve në asfalt – s’ka se si ta kuptojë”, potencoi ai.

Kreu i LDK-së tha se e kundërshton secilën politikë populliste, duke theksuar se në Qeverisjen e tij nuk do të ketë masa të tilla.

"E kundërshtoj secilën politikë populliste. Edhe këte të tanishmen dhe secilin propozim a masë të ngjashme të marrë deri më tani nga kushdo qoftë ai. Në qeverisjen time, masa të tilla të çastit e pa ndikim, s’do të kenë vend në asnjë vendim. Njerëzit në hall natyrisht se mirëpresin secilën ndihmë. Por duke i privuar ata nga projektet madhore e zhvillimore, në këmbim të lëmoshës së përkohshme, politikanët tregojnë jolidership. Mund dhe të merr kohë, por do ta kuptoni, se kjo lloj politike është tregtim i së ardhmes tuaj për një grusht mbështetje të përkohshme që s’zgjatë as edhe një muaj", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat