Nexhat Haziri i kundërpërgjigjet Nuredin Ibishit: Po vrasjet e aktivistëve të LDK-së a ishin të vullnetshme o Nuro

Aktuale

Nexhat Haziri i kundërpërgjigjet Nuredin Ibishit: Po vrasjet e aktivistëve të LDK-së a ishin të vullnetshme o Nuro

Nga: M.L. Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:03
Nexhat Haziri

Ish deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi ka deklaruar se vota e tij pro miratimit të Gjykatës Speciale ishte e pavullnetshme.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar analisti Nexhat Haziri, i cili ka pyetur Ibishin nëse “vrasjet e aktivistëve të LDK-së ishin të vullnetshme”.

Duke aluduar në Ibishin, Haziri ka thënë se është mjerim se kush i ka përfaqësuar vlerat e LDK-së.

Postimi i plotë:

Nuredin Ibishi: Vota ime pro miratimit të Speciales ishte e pavullnetshme

-Po vrasjet e aktivistëve të LDK-së a ishin të vullnetshme o Nuro. Viktimat e komandant Calit, a nuk meritojnë drejtesi. Mjerim kush i ka përfaqësuar vlerat e partisë së Ibrahim Rugovës në Kuvendin e Kosovës.

Zaten, po dëshmohet çdo ditë e më shumë se këto vlera vdiqën në ditën kur vdiq edhe Rugova.(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat