Musliu: Pozita bojkotoi raportimin e drejtorit të AKI-së

Aktuale

Musliu: Pozita bojkotoi raportimin e drejtorit të AKI-së

Më: 13 prill 2022 Në ora: 10:51
Ganimete Musliu

Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar sot komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, ku i ftuar për raportim ka qenë drejtori Petrit Ajeti. Një gjë të tillë e ka deklaruar kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu.

Ajo tha se ende nuk ka një prononcim zyrtar nga krerët e vendit në lidhje me raportimet për rrezikun që po i kanoset ish-senatorit zvicran Dick Marty nga shërbimi sekret serb.

"Pas raportimeve të fundit për planifikimin e vrasjes së ish-senatorit Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe, si kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, e kemi ftuar drejtorin e AKI-së për të na njoftuar rreth njohurive që mund të ketë lidhur me rastin.

Fatkeqësisht edhe pse ishin të njoftuar të gjithë anëtarët e komisionit, kjo mbledhje u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje. Konsideroj qe UÇK është mbi partitë politike", ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat