Punëtorët e Lotarisë së Kosovës: 60 punëtorë nuk kanë të ardhura dhe kanë mbetur në mëshirën e Zotit

Aktuale

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës: 60 punëtorë nuk kanë të ardhura dhe kanë mbetur në mëshirën e Zotit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:42
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës: 60 punëtorë nuk kanë të ardhura dhe kanë mbetur në mëshirën e Zotit

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Kërkesë e tyre është nxjerrja e Ligjit për Lotarinë e Kosovës, si dhe pagesën e pagave për gati 3 vite.

Shkumbim Goqi kryetar i sindikatës së përfaqësuar të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës tha se 60 punëtorë kanë mbetur në mëshirën e Zotit pasi nuk kanë kurrfarë të ardhura.

“Ne edhe sot sikur herëve të tjera jemi detyruar me dal që me i kërku të drejtat tona qe mendojmë që na takojmë. Është miratimi i ligjit që me fillu punën sa më shpejtë. Dhe përmbushja e obligimeve që ka Qeveria ndaj punëtorëve sa i përket pagave”, tha ai.

“Janë përafërsisht 60 punëtorë që qe dy vite nuk kanë kurrfarë të ardhura dhe kanë mbetur në mëshirën e Zotit. Gjithmonë po ka takime dhe premtime. Dhe ato premtime në fund po shteren dhe po detyrohemi dhe prapë po detyrohemi me dal më rrugë. Ne po mendohemi qe në bazë të ligjit me i zgjidh çështjet e tona”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat