Reka: Me politikë të tillë me standarde të dyfishta, BE-ja s’mund ta jetësojë vizionin e saj

Aktuale

Reka: Me politikë të tillë me standarde të dyfishta, BE-ja s’mund ta jetësojë vizionin e saj

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:17
Blerim Reka

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane i Kosovës, Blerim Reka, ka thënë se Bashkimi Evropian me politikë me standarde të dyfishta nuk mund ta jetësojë vizionin e saj për “Evropën gjeopolitike”.

Në një postim në Facebook, Reka, ka thënë se në Bruksel tash e 11 vjet po zhvillohet dialogu mes Kosovës e Serbisë. Është Kosova pro-Atlantike dhe Serbia pro-Ruse dhe se Bruksel po vazhdon negociatat anëtarësuese me Beogradin, por Kosova s’ka marrë as liberalizim të vizave.

Reka ka shtuar se qëndrimi ndaj pushtimit rus të Ukrainës duhet të jetë kriter determinues për shtetet e Ballkanit.

“Dialogu i Brukselit tash e 11 vite po zhvillohet midis dy shteteve me orientime të ndryshme strategjike: Serbisë pro ruse, (me 95% përkrahje për Moskën dhe vetëm 21% për BE-në); dhe Kosovës pro Euro-Atlantike (me 93% pro BE-së dhe 95% pro NATO-s). Përkundër kësaj, Brukseli po vazhdon negociatat anëtarësuese me Beogradin, edhe pse ai nuk i zbaton sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të armatoset nga Rusia e Kina. Ndërkaq, Kosovës – që është në linjë me politikën e jashtme të BE-së, ende nuk ja heq madje as regjimin e vizave! Me politikën e tillë të standardeve të dyfishta, vështirë që BE-ja do të mund ta jetësojë vizionin e saj për “Evropën gjeopolitike”. “Kompasi strategjik” i BE-së nuk mund të navigojë në një Ballkan të lënë në vakuum gjeopolitik, shkaku i tolerimit të kuajve trojan rus në rajon. Qëndrimi ndaj invazionit rus në Ukrainë, duhet të jetë kriter determinues për shtetet ballkanike”, ka shkruar Reka në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat