“Ata që vranë atdhetarët e LDK-së dhe përgatiten projekte për ndarjen e Kosovës”/ Halil Geci ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Aktuale

“Ata që vranë atdhetarët e LDK-së dhe përgatiten projekte për ndarjen e Kosovës”/ Halil Geci ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Nga: N. Sh. Më: 13 prill 2022 Në ora: 21:04
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci po kërkon nga Qeveria Kurti që mos të vazhdon punën e mbrapshtë sikurse qëveritë paraprake që ishin në Kosovë.

Ai thotë se, kjo Qeveri nuk duhet të vazhdojnë punët e mbrapshta të atyre që kanë vrarë atdhetarët e LDK-së, dhe që kanë ratifikuar Zajednicën dhe që kanë bërë plane për ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Nëse e vazhdon punën e mbrapsht aty ku e kanë lanë të mbrapshtit është njësoj sikur të hash e të pish aty ku e ka lën qeni.

Institucionet e fundit të Kosovës të dalura nga vota e popullit me mbi 51% të votës qytetare nëse e vazhdojnë punën e mbrapsht aty  ku e kanë lënë tradhtarët, ata që e ratifikuan Zajednicën ata që miratuan dhe bënë ekstra territore për manastiret ortodokse, ata që përgaditen projekte për ndarjen e atdheut ata që vranë atëdhetarët e LDK-së dhe e vodhën e plaçkiten këtë vend është njësoj sikur të vazhdosh të hash e pish në të njëjtën koritë me qenin…..!

Prandaj qeveria aktuale duhet të largohet sa më larg nga korita e qenve…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat