Burim Meta i “Guxo”: Me kandidatin tonë do të fitonim Istogun, Mitrovicën dhe Prizrenin

Aktuale

Burim Meta i “Guxo”: Me kandidatin tonë do të fitonim Istogun, Mitrovicën dhe Prizrenin

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:43
Burim Meta

Anëtari i Listës Guxo, Burim Meta, ka thënë se në zgjedhjet e kaluara lokale kishte garë me VV-në për listat zgjedhore.

Ai shton se LG u tregua e kuptueshme në zgjedhjet lokale në raport me VV-në, me të cilën është në koalicion qeverisës.

Ai po ashtu komentoi edhe sondazhin e fundit që e tregon LG-në me 1.1% të votave në nivel vendi.

“Jemi parti me vlera dhe besoj se sondazhi nuk na tregon korrekt”, tha ai.

“Kemi pasur rritjen e pakontrolluar të VV-së, të cilën qytetari e pëlqeu dhe e votoi me 51% të votave. Por po them se në zgjedhjet lokale kishte rënie për arsye se kishte garë ndërmjet vete për kandidatë për kryetarë. Por po e them se po të ishte kandidati ynë në Istog , ne do të korrnim fitore. Jo vetëm aty, por edhe në Mitrovicë. Tash nuk po bëj parashikime. Edhe Avdylin po ta kishim në Prizren do të fitonim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat