Lajm tragjik: 38-vjeçari në Prishtinë vret veten, i lë mesazhin e fundit gruas

Aktuale

Lajm tragjik: 38-vjeçari në Prishtinë vret veten, i lë mesazhin e fundit gruas

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:34
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Radashevc të Prishtinës, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

I ndjeri para se t’i jap fund jetës së tij e njoftoi bashkëshorten përmes telefonit, duke i thënë se do ta vras veten.

Me të marrë këtë mesazh, e njëjta e ka telefonuar Policinë për t’i njoftuar për mesazhin që ka marrë dhe ka kërkuar nga të njëjti të shkojnë në këtë fshat, ku kishin qëndruar bashkë me burrin e saj gjatë pandemisë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht vonë.

I riu u gjet i shtrirë në tokë, me një plagë në kokë dhe shenja të gjakut, derisa në afërsi të tij është gjetur një armë e shkurt dhe një gëzhojë.

Media mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat