Demhasaj: Për 22 vite partitë politike nuk kanë pasur alternativë për zgjidhje të problemit me energjinë

Aktuale

Demhasaj: Për 22 vite partitë politike nuk kanë pasur alternativë për zgjidhje të problemit me energjinë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 00:26
Arton Demhasaj

Arton Demhasaj tha se sa i përket krizës me energjinë elektrike faj kanë edhe partitë që kanë qenë në qeveri në të kaluarën.

Ai tha se partitë që kanë qeverisur në të kaluarën me vendin nuk kanë krijuar asnjë alternativë tjetër për energji.

Unë mendoj që  kemi bërë gabim që i kemi thënë jo këtij projekti të gazit  dhe pasojat e kësaj do t’i vërejmë më vonë, mirëpo për krizën e energjisë që e kemi momentalisht nuk mendoj që po t’i kishim thënë po një projekti të tillë, do kishte impakt tash për tash. Dmth, për këtë në njëfarë mënyre prap se prap duhet të kthehemi në retrospektivë dhe unë mendoj që për këtë kanë faj edhe partitë e tjera politike që kanë qeverisë deri më tash si PDK, LDK, AAK, që për 22 vite nga pas lufta nuk kanë arritë sa kanë qenë në qeverisje të krijojnë një alternativë të re të energjisë”, tha Demhasaj.

Ai po ashtu tha se projekti i gazit amerikan nuk është më çështje ekonomike por është çështje puro politike.

“Ne e kemi alternativat e energjisë që e i kemi tash janë ato që i kemi të trashëguara nga  ish-Jugosllavia dmth Termocentralin A dhe B i kemi remontu, kemi ndërtu diçka por termocentral të ri si prodhim të ri të energjisë nuk kemi kriju. Kështu që në njëfarë mënyre për këtë pjesë mendoj që duhet të fajësohet opozita e tanishme që ka qenë në pushtet kurse sa i përket projektit të gazit, mendoj që është gabim i madh që i kemi thënë jo këtij projekti dhe shpresoj që të ketë reflektim që unë e pres të ndodhë në maj në qoftë se veç realizohet vizita e kryeministrit Kurti në Uashington sepse gazi më nuk është çështje ekonomike është çështje politike, çështje gjeopolitike e gjeostrategjike ne po e shohim tash çfarë po ndodhë me Ukrainën dhe tendenca është me e pasë një pavarësi në Europë nga gazi rus.  Dmth po ndërtohet menjëherë një alternativë që është gazi amerikan, pra është çështje puro politike”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat