“Me Kurtin do ta nxjerrim vendin nga aty ku e kanë zhytur ata që ishin para nesh”

Aktuale

“Me Kurtin do ta nxjerrim vendin nga aty ku e kanë zhytur ata që ishin para nesh”

Më: 14 prill 2022 Në ora: 00:54
Albin Kurti

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Hyseni thotë se dikur me Kurtin angazhoheshin që të ndalnin të keqen kurse tani janë të përkushtuar që të nxjerrin vendin nga aty ku e kanë zhytur ata që ishin para nesh.

“Kënaqësi gjithmonë takimet dhe bashkëbisedimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Sot diskutuam për sfidat dhe projektet në komunë dhe shkëmbyem ide si të ecim përpara.

Dikur angazhoheshim që të ndalnim të keqen, tani jemi te përkushtuar që ta nxjerrim vendin nga aty ku e kanë zhytur ata që ishin para nesh, të sanojmë dëmin e shkaktuar dhe të zhvillojmë perspektivën.

Do të lëvizim përpara së bashku drejt së ardhmes më të mirë për qytetarët dhe vendin”, ka shkruar Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat