Hipokritë/ Mushkolaj reagon ashpër ndaj politikanëve që po e kritikojnë pagën minimale

Aktuale

Hipokritë/ Mushkolaj reagon ashpër ndaj politikanëve që po e kritikojnë pagën minimale

Nga: G.B Më: 14 prill 2022 Në ora: 10:12
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që po e kritikojnë pagën minimale.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka quajtur ata hipokritë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se po ta kishin rritur pagën minimale partitë që ishin në pushtet e tani po e kritikojnë qeverinë, tani do të flisnim për pagë më të madhe.

Postimi i tij i plotë:

Këto partitë që po e kritikojnë pagën minimale, pse nuk e rritën atë sa ishin në pushtet? Me e pas rritë ata ma herët në 250 euro, tash kishim folë për pagë më të madhe. Hipokrita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat