Kurti për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës: Sfidë stigma për dhunën seksuale

Aktuale

Kurti për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës: Sfidë stigma për dhunën seksuale

Më: 14 prill 2022 Në ora: 11:02
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, priti në takim komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti vlerësoi procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, për rëndësinë që ka për të ardhmen e të mbijetuarve dhe për të gjithë shoqërinë. Ai konfirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni.

Sipas një komunikate të Qeverisë, u bisedua për mbarëvajtjen dhe sfidat e këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për nxitjen e aplikimit nga personat e mbijetuar, në këtë proces plotësisht konfidencial.

“U theksua se sfidë e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, mbetet stigma për dhunën seksuale, që pengon të mbijetuarat/it në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj. Në takim ishin të pranishëm: Leonora Selmani, kryetare e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Jeta Krasniqi, nënkryetare e komisionit dhe anëtarët e këtij komisioni: Feride Podvorica, Ilir Gutaj, Mentor Borovci, Minire Begaj Bala, Nazmije Kajtazi, Shpend Haxhibeqiri dhe Xhevahire Balaj”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat