Kastrati vazhdon të kërkojë shkarkimin e Nagavcit

Aktuale

Kastrati vazhdon të kërkojë shkarkimin e Nagavcit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:53
Arbërie Nagavci, Qëndron Kastrati

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar sërish shkarkimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit shkeli Kushtetuten me vendimin për ndalimin e reformës arsimore të inicuar nga ish-kreu i Kamenicës.

Kastrati, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, ka thënë se Nagavci me shkeljen e Kushtetutës së Kosovës devijoi edhe vullnetin qytetar.

Postimi i plotë:

Shkelja kushtetuese e Nagavcit devijoi edhe vullnetin qytetar në zgjedhje – ky është precedent i rrezikshëm

Që në fillim ishim të vetëdijshëm që do të ketë rezistencë ndaj reformës për një kohë, por ishim të bindur që sapo të fillon së zbatuari, prindërit dhe nxënësit do të ndaheshin të kënaqur. Kjo u vërtetua në 14 fshatra ku u respektua reforma. Nga këto shkolla secilin nxënës mund ta pyesni lirisht nëse do të kthehej në klasën ku ka qenë. Përgjigjja është jo e prerë.

Ajo që na pengoi prej fillimit ishte ndërhyrja politike, edhe pse paraprakisht isha konsultuar me të gjitha subjektet politike prej të cilave morra edhe mbështetje.

Në pranverën e vitit të kaluar prindërit filluan ta mendojnë seriozisht dërgimin e femijëve në shkollat që ishin përcaktuar nga Komuna. Kjo sepse ishte fundi i vitit shkollor dhe ishin të shqetësuar për humbjen e vitit për fëmijët e tyre. Prikërisht kur prindërit ishin gati t’i dërgonin fëmijët e tyre, Nagavci ndërhyri me një vendim për mësim plotësues në ato objektet shkollore që tashmë ishin të fuzionuara në tjetër shkollë.

Edhe pse mësimin plotësues ne si Komunë ia ofruam të gjithë nxënësve që rrezikonin të humbnin vitin shkollor, edhe pse ministren e patëm paralajmëruar që këtë mësim plotësues mund ta organizoj vetëm komuna dhe që ndërhyrja e saj do të ishte shkelje, një gjë e tillë as që u konsiderua nga znj. Nagavci. E vetëdijshme që kjo është ndëryhrje në kompetencat e Komunës, ministrja morri vendim për hapjen e atyre shkollave gjë që u dëshmua  si shkelje kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Si pasojë e kësaj ndërhyrje kundërkushtetuese, sot shumica e prindërve të këtyre 5 fshatrave nuk patën rastin ta kuptonin drejt reformën, siç e kuptuan prindërit e fëmijëve të 14 fshatrave që kanë respektuar këtë vendim. Si pasojë e kësaj ndërhyrje kundërkushtetuese, sot fëmijët e këtyre 5 fshatrave kanë humbur vitin shkollor paraprak dhe jashtë rregullave ndjekin një klasë më sipër, edhe pse formalisht nuk e kanë kaluar kurrë klasën paraprake. Si pasojë e kësaj ndërhyrje kundërkushtetuese vullneti i qytetarëve në zgjedhje u devijua siç mund ta shihni edhe në grafikonat e bashkëngjitur.

Dorëheqja e ministres Nagavci është e domosdoshme për kulturën politike që duhet ta ndërtojmë. Dorëheqja e Nagavcit është e domosdoshme që askush të mos cenojë demokracinë e vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat