Reagon kryeministri Kurti për sulmin ndaj Policisë, tregon se çfarë është identifikuar

Aktuale

Reagon kryeministri Kurti për sulmin ndaj Policisë, tregon se çfarë është identifikuar

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:50
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

I pari i kryeministrisë ka thënë se tashmë është identifikuar sulmin.

‘’Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia’’ ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka shtuar se që tre ditë prej datës 13-15 prill, Policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë.

Po ashtu Kurti ka thënë se këto sulme janë kryer me breshër plumbash dhe një granatë dore në drejtim të Policisë së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat