Sulmi ndaj policëve të Kosovës në veri, Amerika reagon e shqetësuar

Aktuale

Sulmi ndaj policëve të Kosovës në veri, Amerika reagon e shqetësuar

Nga: A.ZH Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:21
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar e shqetësuar për sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovë, në veri të vendit.

Në reagimin e Ambasadës, thuhet se këto sulme ndodhën, derisa autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare, përcjell Bota sot.

Duke dënuar fuqishëm dhunën e pajustifikueshme, Ambasada amerikane ka paralajmëruar se do të dënojë çdo përpjekje për të penguar punën e zyrtarëve policorë.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë dhe gurë të hedhur në drejtim të zyrtarëve kosovarë në afërsi të Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën derisa autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne paralajmërojmë kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë problem thelbësor”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat