Kërkuan që paga minimale të jetë 400 euro, qeveria i reagon opozitës

Aktuale

Kërkuan që paga minimale të jetë 400 euro, qeveria i reagon opozitës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 17:02
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u ka reaguar partive opozitare që po kërkojnë rritjen e pagës minimale deri në 400 euro.

Kryeziu në Facebook ka shkruar se hera e fundit kur është rritur paga minimale ka qenë në viti 2011.

“Për opozitën që po kërkon rritje të pagës minimale deri në 400 euro, ua rikujtojmë se herën e fundit kur paga minimale është rritur ajo është rritur për 10 euro, përkatësisht 50 Euro. Nga 120 Euro siç ishte vendosur në vitin 2005 në 130 dhe 170 Euro në 2011”, shkruan ai.

Tutje ai shkruan se paga minimale për 11 vjet ka qenë e njëjta edhe atëherë kur opozita ka qenë në pushtet.

“Që atëherë e gjithë opozita e sotme, të gjitha me radhë, herë njëra e hera tjera, e besa herë të gjitha bashkë, kanë qenë në qeverisje. Por për 11 vjet, paga minimale mbeti e njejta. Sot, po u duket e pamjaftueshme rritja e synuar në 264 euro – që është rritje prej 134 euro dhe 94 euro. Edhe një herë Qeveria Kurti po bën më shumë për qytetarët për një vit se çka kanë bërë të gjitha bashkë për më shumë se një dekadë”, përfundon postimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat