Rashit Qalaj: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës konsiderohet sulm ndaj shtetit të Kosovës

Aktuale

Rashit Qalaj: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës konsiderohet sulm ndaj shtetit të Kosovës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 18:43
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së dhe ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka folur për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Sipas tij, sulmi ndaj policëve konsiderohet si një sulm ndaj shtetit të Kosovës, prandaj shteti serb i mbështet disa individë që merren me krim të organizuar.

“Edhe unë i kam përcjellur me mjaft shqetësim ngjarjet që kanë ndodhur sot dhe dy ditë më herët. Meqenëse janë sulmuar policët e Kosovës, janë sulmuar njerëzit që janë të amandatuar të mbrojnë qytetarët e Kosovës dhe pronën e tyre. Sulminndaj Policisë së Kosovës unë e konsideroj si një sulm shtetit të Kosovës, edhe pse këtu kemi të bëjmë më struktura kriminale, me individë që mirren me kontrabandë dhe krim të organizuar.

Shteti serb në mënyrë të hapur i mbështet disa individë të cilët janë të njohur për opinionin publik e që merren me krim të organizuar, ata mbështeten edhe financiarisht duke u dhënë tendere të ndryshëm në Serbi me të vetmin qëllim që ata t’i mbajnë në kontrollë qytetarët që janë në katër komunat veriore të Kosovës”, u shpreh Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat