Luan Haradinaj kujton babain e tij në 23 vjetorin e rënies: Jetojmë me lavdinë tuaj

Aktuale

Luan Haradinaj kujton babain e tij në 23 vjetorin e rënies: Jetojmë me lavdinë tuaj

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:30
Luan Haradinaj

Luan Haradinaj ka kujtuar babain e tij Shkëlzenin dhe bashkëluftëtarët e tij në 23-vjetorin e rënies së tij.

“Jetojmë me lavdinë tuaj, Shkëlzen, Fatmir, Luan dhe Hasim!” ka shkruar ai.

Gjatë ditës edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij Shkëlzen Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se ka bërë homazhe në Gllogjan dhe në Maznik.

“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.
Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”,
ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat