I tha se “s’merr vesh në bujqësi”, Faton Peci i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së

Aktuale

I tha se “s’merr vesh në bujqësi”, Faton Peci i kundërpërgjigjet deputetit të VV-së

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:01
Faton Peci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli është ankuar se nuk po ka me kënd të bisedojë për realizimin e idesë së tij për ndërtimin e 1 mijë fshatrave bujqësore pasi sipas tij ministri Peci “nuk merr vesh në bujqësi”. Media ka kontaktuar me ministrin Faton Peci dhe i njëjti ka një përgjigje për Humollin.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, thotë se asnjëherë deputeti Fatmir Humolli nuk e ka kontaktuar për projektin që e synon ta realizojë, dhe se është i hapur që t’i mirëpres idetë nga gjithë deputetët dhe qytetarët.

Ndërsa për deklaratën e Humollit se Peci “nuk merr vesh në bujqësi”, ministri nuk dha ndonjë koment, duke u shprehur se “secili ka të drejtë me bë vlerësime për të tjerët”.

“Nuk kam naj koment për komentin e tij dhe nuk ka diskutuar asnjëherë nuk e ka shprehur minimumin e interesimit asnjëherë për me diskutu një çështje me mua. Por tash unë nuk mundem me bë vlerësim të asaj se çfarë vlerësimi ka ai për mua, do të thotë secili ka të drejtë me bë vlerësime për të tjerët, por për projekte dhe ide zhvillimore në sektorin e bujqësisë unë asnjëherë se kam pranu një propozim të tillë”, tha Peci.

Peci u pyet e a është i gatshëm që ta pres në takim deputetin për shpalosjen e kësaj ideje.

“Unë jam i hapur jo vetëm për deputetë por për çdo qytetar dhe po të kontaktoj me secilin fermer, por nuk e di saktë se ku e ka ai idenë dhe sa ka kosto financiare…Gjithë deputetët e tjerë dhe qytetarët munden me u drejtu dhe me i pritë në takim me diskutu”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kritikuar Qeverinë Kurti, ku shprehet se gjakderdhja financiare është duke vazhduar dhe se ka kërkuar që ajo të ndalet.

Aty edhe ëshë ankuar se nuk po ka me kënd të bisedojë për ndërtimin e 1 mijë fshatrave bujqësore.

“Gjakderdhja financiare që është bë, është duke vazhdu gjakderdhja financiare, Vetëvendosja kena kërku që kena me ndalë këtë. Kam kërku prej qeverisë që me ndal, edhe nuk ka ide se qysh me zhvillu. Unë i kam thanë Albin Kurtit unë hy në listë por me kushtin që duhet me u bë 1 mijë fshatra prodhuese. Me 1 mijë fshatra prodhuese, tash Qeveria e Kosovës nuk vjen me bisedu as nuk kam mundësi me bisedu që është ministri që nuk merr vesh për Bujqësi, nuk e di ai çka ka të kryer, por ai nuk merr vesh për Bujqësi dhe tash çka ke me bisedu me të”, është shprehur Humolli ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat