Ish komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së i reagon publikisht Rashit Qelajt

Aktuale

Ish komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së i reagon publikisht Rashit Qelajt

Nga: P.R Më: 18 prill 2022 Në ora: 23:02
Hafir Hoxha, ish komandant i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas ish drejtorit të Policisë së Kosovës, tash deputetit të PDK-së, Rashit Qelaj, sulmi mbi policët në veri të Kosovës nuk mund të quhet “sulm terrorist”.

“Kur të flasim për deficionin për terrorizëm duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk ka definicion shumë të saktë. Por të gjitha e kanë një element të përbashkët. Që targeti duhet të jetë popullata civile. Pra targeti duhet të jetë civili e jo polici apo ushtari. Nuk janë shqetësuese për mua ato irriça. I kemi parë midis Prishtinës. Për mua shqetësuese janë gjuajtjet me armë në policë. Deri më tani kemi 31 dëshmorë në Polici, e shumë prej tyre janë prej armëve të zjarrit”, ka thënë Qelaj.

E ndaj Qelajt ka reaguar publikisht Hafir Hoxha, ish komandant i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shumë ja paske huq edhe ti z. Rashit Qelaj , ish drejtor i Policisë së Kosovës sa i përket replikës ndaj ministrit Sveqla për terrorizëm!”, ka shkruar nder tjerash Hoxha, i cili i ka sqaruar se çfarë është një sulem terrorist.

Postimi i plotë:

REAGIM PUBLIK NDAJ ISH SHEFIT TË POLICIS z. RASHIT QELAJ ;

Shumë ja paske huq edhe ti z. Rashit Qelaj , ish drejtor i Policisë së Kosovës sa i përket replikës ndaj ministrit Sveqla për terrorizëm!

Ja çka është TERORIZMI ju shefa, se na kënaqtë !!!

Terrorizëm kuptojmë grup aktesh dhune (sulme, pengmarrje etj.) të kryera nga një organizatë ose një individ për të krijuar një klimë pasigurie, për të shantazhuar një qeveri, për të kënaqur urrejtjen ndaj një komuniteti, një vendi, një sistemi. Ideologji, por mbi të gjitha një grup veprimesh të dhunshme dhe të paligjshme të kryera me objektivin për të provokuar një klimë terrori në opinionin publik ose për të minuar forcën e një qeverie apo një grupi.

Objektivi mund të jetë kombëtar ose ndërkombëtar. Terroristët përdorin këto mjete: atentate, sulme, pengmarrje etj. Në shumë raste, terrorizmi zhvillohet në një kontekst të caktuar, pra kur kanalet ligjore janë të bllokuara ose të kufizuara, të paktën në sytë e anëtarëve të organizatës terroriste.

Emërtimi, megjithatë, rrallëherë është unanim: disa e shohin atë si gjeste rezistence, të konsideruara heroike nga anëtarët ose simpatizantët; të tjerët, përkundrazi, shohin në të vetëm një dëshirë për të siluruar procesin e negociatave.

Aktet terroriste janë zakonisht rezultat i grupeve të vogla sekrete të organizuara në linja ushtarake ose thuajse ushtarake. Këtu, terrorizmi është kundër revolucionit, i cili supozon lëvizje masive (shembull: Brigadat e Kuqe në Itali). Në disa raste, lëvizjet mund të kombinojnë terrorizmin me forma të tjera të veprimit politik: pjesëmarrje në zgjedhje, luftë guerile, propagandë të përgjithshme (shembull: ETA në Spanjë, IRA në Irlandë, Hezzbolah në Lindjen e Mesme ose Rruga e ndritur në Peru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat