Gjenerali Wesley Clark tregon se çfarë bisedoi në takim me kryeministrin Kurti

Aktuale

Gjenerali Wesley Clark tregon se çfarë bisedoi në takim me kryeministrin Kurti

Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:44 Përditësuar në ora: 13:52 më 19.04.2022
Gjenerali Wesely Clark

Clark tregon se çfarë bisedoi në takim me Kurtin

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka zhvilluar një takim në qeveri me kryeministrin Albin Kurti.

Clark pas takimit ka folur dhe ka treguar se me Kurtin s’kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e Rajon.

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi sigurinë në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark.

Clark tutje ka deklaruar se është mirë që qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.

“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark.  

Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Clark vjen në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Mehajn

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë.

Ai aktualisht është në takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

Në ndërtesën e qeverisë bashkë me ministrin e Mbrojtjes ka hyrë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili më pas tha se nuk është pjesë e këtij takimi.

Për vizitën e ushtarakut amerikan në Prishtinë nuk ka pasë ndonjë njoftim paraprak.

Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj dhe kësisoj ndan eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat