Donika Gërvalla: Sali Çekaj rrezatonte trimëri, vendosmëri, dinjitet dhe thjeshtësi

Aktuale

Donika Gërvalla: Sali Çekaj rrezatonte trimëri, vendosmëri, dinjitet dhe thjeshtësi

Nga: M.L. Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:30
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Ksovës, Donika Gërvalla, e ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 23 vjetorin e rënies.

Gërvalla ka shkruar në Facebook se Sali Çekaj rrezatonte trimëri, vendosmëri, dinjitet dhe thjeshtësi.

Ministrja ka rikutjuar se heroi fillimisht luftoi me mjete politike nga Deçani dhe më pas nga Mërgata dhe në fund edhe me pushkë në krah.

Postimi i plotë:

Heroi im i Pavarësisë
, Sali Çekaj!

Sot mbushen 23 vite nga rënia në ballë të frontit e vizionarit dhe strategut, politikanit largpamës dhe luftëtarit të paepur, babait të dashur dhe shokut besnik, Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Sali Çekaj rrezatonte trimëri, vendosmëri, dinjitet dhe thjeshtësi. Me jetën e tij ai na tregoi të gjithëve se si mund të jetë Kosova.

Sali Çekaj ishte një strateg i rrallë politik, njeri i lirisë dhe drejtësisë. Nuk u ndal asnjë herë së luftuari për lirinë e Kosovës. Fillimisht luftoi me mjete politike nga Deçani dhe më pas nga Mërgata dhe në fund edhe me pushkë në krah.

Sali Çekaj dha jetën për lirinë e Kosovës. Është detyra jonë ta çojmë deri në fund amanetin e tij dhe të të gjithë të rënëve për liri. Ai e dëshironte një Kosovë me dinjitet. T'ia kthejmë së bashku dinjitetin vendit tonë. Ta bëjmë krenar Sali Çekajn dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. T'i bëjmë krenarë për Kosovën e tyre.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për të gjithë heronjtë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat