Operacioni Anti-drogë në Mitrovicë: Konfiskohen 56 kilogramë marihuanë, arrestohen pesë persona

Aktuale

Operacioni Anti-drogë në Mitrovicë: Konfiskohen 56 kilogramë marihuanë, arrestohen pesë persona

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:28 Përditësuar në ora: 14:22 më 20.04.2022
Droga e konfiskuar

Konfiskohen 56 kilogramë marihuanë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar nga policia në operacionin Anti-drogë të zhvilluar sot në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

Në këtë aksion janë konfiskuar 56 kilogramë “Marihuanë”.

Sipas policisë droga ishte futur nga Shqipëria për në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë.

“Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës”.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen  Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës”.

“Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej  në fshatin Vaganicë”.

Në cilësi të provave janë konfiskuar tre vetura të llojit “Mercedes”, shtatë telefona celularë, dhe para në vlerë mbi 10 mijë euro.

“56 kilogramë 81 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, tre vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë), shtatë telefona celularë , 10 mijë e 507 euro si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë”.

4 të arrestuar në operacionin e antidrogës në Mitrovicë, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

Katër persona janë prangosur në operacionin e antidrogës sot në Mitrovicën e Jugut.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë si dhe dyshohet se droga erdhi nga Shqipëria, thonë burimet brenda Policisë së Kosovës.

Dyshohet se droga është sjellë me automjete nga Shqipëria, ku edhe një pjesë e drogës është gjetur në këto automjete, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një objekt në Mitrovicë.

Policia e konfirmon aksionin Anti-drogë në Mitrovicë

Para pak çastesh u raportua për zhvillimin e një aksioni Anti-drogë në Mitrovicë.

Zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar edhe policia.

Në një përgjigje nga Zyra për Informim e këtij institucioni thuhet se do të jepen detaje të tjera pas përfundimit të operacionit.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor. Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”.

Operacion i Anti-drogës në Mitrovicë

Në orët e mëngjesit policia ka nisur një operacion Anti-drogë në Mitrovicë.

Kështu bëjnë të ditura burimet e klanit brenda këtij institucioni.

Pas përfundimit të operacionit do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.

Gjatë ditës së djeshme në Zveçan policia ka sekuestruar drogë të llojit “Marihuanë”.

Drejtori i Anti-drogës Reshat Murseli, gjatë një lidhje direkte në Edicionin Special njoftoi se vlera e drogës së kapur kap vlerën e 1 milion eurove.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katër persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat